FOTO ILUSTRUESE
Ka vijuar si çdo ditë operacioni humanitar i shpërndarjes së pakove ushqimore në bashkinë e Elbasanit. Ekipet e bashkisë kanë shpërndarë pako në Rajonet nr 2, 4, 5 dhe 6, dukë ndihmuar në këtë mënyrë të gjitha ata familje të cilat kishin nevojë emergjente për ushqime. E njëjta procedurë ka vijuar edhe në bashkitë e tjera të qarkut të Elbasanit, ku pakot ushqimore për familjet në nevojë janë siguruar nga vetë bashkitë, por edhe nga organizatat partnere, të cilat prej një muaji i’u janë bërë krahë bashkive. Në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19, qeveria mori masat që pensionistët dhe të moshuarit të mos lëviznin prej banesave të tyre, duke dërguar edhe pagesat e pensioneve pranë banesave të tyre. Të moshuarve dhe pensionistëve të vetmuar, krahas ndihmës ushqimore po u sigurohen edhe medikamente në banesat e tyre.
Elbasaninews.tv