Covid-19 ka shkaktuar probleme edhe ne blegtori në qarkun Elbasanit. Nevruz Kasa, blegtor nga fshati Seferan në bashkinë Belsh, ka vite që merret me këtë zanat. Sipas tij blegtoria po vuan për shkak të pandemisë, duke sjellë dëme të konsiderueshme dhe bllokuar nën produktet, si qumështi, djathi, gjiza etj. Atij i duket i pakuptimtë fakti që askush nuk është interesuar dhe ky sektor është në ditët më të këqija, ku diskutohet mbijetesa. Problem më parë ka qenë mos lejimi i lëvizjes së lirë, ku nuk lejohej tregtimi në qytet, duke i sjellë dëme të mëdha ekonomike, për më tepër që qeveria nuk ka dhënë asnjë subvecion për ne blegtorët. Sot blegtoria është në gjendje më të rëndë, teksa nga 200 kokë bagëti të imta që ka pasur, ka vetëm 100 dhe shumë shpejt do t’i heqë, sepse nuk asnjë përkrahje.
Nevruzi flet edhe për vështirësitë rreth sigurimit të tregut të prodhimeve blegtorale dhe e tëra kjo, sipas tij, krijon vështirësi të papërballueshme për blegtorët e rrallë, të cilët ende mbijetojnë, ku numri i deleve në këtë zonë ka pësuar rënie drastike.
Elbasaninews.tv