TIRANË, 7 korrik/ATSH/-Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesditës.
Parashikohet që reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës. Në bregdetin jugperëndimor reshjet e shiut do të jenë më intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të jetë me drejtim verilindje- veriperëndim me shpejtësi deri në 18m/s, e pasuar nga valëzim i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 21/32 | diell re |
Kukës | 19/32 | diell shi |
Lezhë | 21/31 | diell re |
Dibër | 16/26 | diell shi |
Durrës | 22/33 | diell re |
Tiranë | 20/33 | diell re |
Elbasan | 19/31 | diell shi |
Berat | 17/33 | diell shi |
Vlorë | 19/31 | diell shi |
Korçë | 13/24 | diell shi |
Gjirokastër | 17/32 | diell shi |
Sarandë | 15/33 | diell re |
ATSH