TIRANE, 18 qershor /ATSH/ -Moti sot parashikohet i paqëndrueshëm. Hera herës kthjellimet do të pasohen nga zhvillime vranësirash.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të vijojnë me intensitet të ulët e mesatar kryesisht nga orët e mesditës deri në ato të pasdites.

Lokalisht në orët e mesditës reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike si dhe rrebeshe shoqëruar me breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim e lehtë e mesatare, kryesisht në bregdet.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër16/26Diell pak shi
Kukës13/28Diell shi
Lezhë16/26Diell pak shi
Dibër11/24Diell shi
Durrës16/27Diell pak shi
Tiranë17/29Diell shi
Elbasan14/27Diell shi
Berat14/29Diell shi
Vlorë16/28Diell pak shi
Korçë11/25Diell pak shi
Gjirokastër9/28Diell shi
Sarandë14/27Diell pak shi

 

ATSH