TIRANE, 16 qershor /ATSH/ -Moti sot parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme me diell. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Në pjesën Veriore dhe qendrore lokalisht reshjet marrin karakter shtrëngatash me shkarkesa elektrike në orët e drekës.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Jugperëndim 1-12m/sek, kryesisht në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen: 

 QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/26Re shi
Kukës12/26Re shi
Lezhë12/25Re shi
Dibër10/22Re shi
Durrës15/24Re shi
Tiranë16/27Re shi
Elbasan14/27Re shi
Berat12/27Re shi
Vlorë16/24Re shi
Korçë12/21Re shi
Gjirokastër10/27Re shi
Sarandë13/23Re shi

 

ATSH