Një mace ka parandaluar një grabitje dhe i ka shpëtuar jetën pronarit të saj.
Ngjarja ka ndodhur në Mississippi, ku 68 vjeçari Fred Everitt u zgjua në mes të natës me mjaullimat e saj.
Kur dy persona u përpoqën të hynin në shtëpi, macja mjaullinte dhe vrapoi për të paralajmëruar pronarin e saj.
Top Albania Radio shkruan se vjedhja në tentativë ka ndodhur më 25 korrik. Pastaj macja e tij vrapoi në dhomën e gjumit, u hodh në shtrat dhe filloi t’i hiqte jorganin dhe t’i gërvishte krahët me kthetrat e saj. Në atë moment e kuptoi se diçka nuk shkonte.
“Ajo kurrë nuk e ka bërë këtë më parë”,-vuri në dukje 68 vjeçari. Sipas mediave, kur ai u ngrit nga shtrati, pa dy burra jashtë duke u përpjekur për të hapur derën me një levë, njëri prej të cilëve ishte i armatosur. “Keni dëgjuar për qentë roje, kjo është një mace roje”, tha Fred.

Ndërkaq, ju keni dëgjuar për Addison Rae dhe Charli D’Amelio. Por po për kafshët më të pasura të TikTok?
Një faqe e huaj ka publikuar së fundmi fitimet e llogarive të kafshëve nga aplikacioni dhe është mjaft e paqartë që disa nga kafshët më të njohura fitojnë më shumë para se ju.
Në krye të renditjes është ‘That Little Puff’, një kotele me gëzof gri që fiton mbi 26,400 dollarë për postim.
Top Channel