TIRANË, 15 qershor /ATSH – I. Vata/- Pas 25 vitesh, Bashkia Mat ka nisur punën për vënien në funksion të kanalit vaditës të Klosi.

Kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj shprehet se pas 25 vitesh të gjitha zonat e luginës së Matit do të jenë të vaditura nga Klosi, Shoshaj dhe Myza e Xhetanit.

Malaj thekson se “pas 20 vitesh u zgjidh kjo problematikë në fshatin Shoshaj dhe banorët do të kenë ujë për vaditjen”.

“Kanali i Klosit është jetik për vaditjen. Ai përfshihet në lumin Mat mbi Klos dhe rrjedh gjatë gjithë Luginës së Matit. 8 km i gjatë, ky kanal përshkon fshatrat Mallunx, Shoshaj, Zenisht, Sykbull-Myza e Xhetanit”, shprehet Malaj.

Nga ky investim i harruar përfitojnë pesë fshtra Mallunx, Shoshaj, Zenisht, Sykbull-Myza e Xhetanit dhe qindra banorë për vaditjen e tokave.

Malaj shton se “edhe në Njësinë Adminsirative Baz, Komsi dhe fshatin Frankth ka nisur punë për vënien në funksion të kanalit vaditës”.

“Vijon puna në Njësinë Administrative Baz dhe Komsi për riparimin e kanaleve vaditëse. Në Baz po punojmë për riparimin e kanaleve në Rreth Baz. Në Komsi po punojmë në fshatin Frankth”, tha ai.

ATSH