TIRANË, 26 qershor/ATSH/ -Në ambientet e stadiumit “Air Albania”, është hedhur sot shorti i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, edicioni i 68-të.

Ky short u hodh nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe shefi i Sektorit të Garave, Marjus Sulejmani. Skuadrat e kualifikuara për këtë raund janë: Kukësi, Tirana, Teuta dhe Bylis.

Çiftet e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për sezonin 2019/2020 janë Kukësi-Teuta dhe Tirana-Bylis.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në datën 2 korrik dhe ndeshjet e kthimit në datën 15 korrik. FSHF njofton se finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet më datën 2 gusht.

ATSH