Një peshkatar nga Rusia i quajtur Roman Fedortsov përmes një fotoje në rrjetet sociale ka treguar se ka kapur një peshkaqen prehistorik goblin.

Ai i ka kushtuar gjithë jetën kërkimit të krijesave të panjohura dhe kalon muaj të jetës së tij në det. Në llogarinë e tij të Instagramit numërohen rreth 650, 000 ndjekës tëe cilët janë kurioze për gjetjet që ai bën.

Roman Fedortsov është aktiv në rrjetet sociale ku publikon foto të krijesave me pamje të frikshme që kap në thellësi të detit.

Kapja e këtij peshkaqeni globin i ka bërë përshtypje të gjithëve pasi është një specie e rrallë që gjendet në thellësitë e mëdha të detit.

I quajtur një “fosil i gjallë”, peshkaqeni goblin është i vetmi anëtar i mbijetuar i familjes Mitsukurinidae, një prejardhje peshkaqenësh që datojnë 125 milionë vjet më parë.

Ky peshkaqen prehistorike ka një feçkë të gjatë karakteristike dhe dhëmbë të mprehtë, të ngjashëm me kërpudha, të cilat mund të shihen në një foto të publikuar nga Roman.

Peshkaqenët goblin zakonisht banojnë në fund të oqeanit dhe janë parë kryesisht në brigjet e Japonisë, dhe emri i tyre besohet të jetë për shkak të ngjashmërisë së tyre me goblinë mitikë në folklorin japonez.

Vitin e kaluar, Roman ndau disa fotografi nga krijesat e çuditshme që ai kishte kapur, duke përfshirë një gaforre që dukej se kishte dhëmbë të ngjashëm me njeriun.

Më poshtë keni disa nga krijesat e çuditshme që Roman Fedortsov ka kapur në det dhe i ka bërë publike në rrjetin e tij social Instagram.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel