Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka deklaruar se shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ishte e duhura.
Ai është shprehur se janë gati t’i dhurojnë SHqipërisë një teatër siç i ka hije në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet.
Balla ka hedhur akuza për opozitën, të cilët sipas tij qajnë ditën dhe qeshin natën.
Më tej, ai ka theksuar se po ta donte kryedemokrati Basha dhe kryetarja e LSI Kryemadhi teatrin flinin aty natën e shembjes dhe nuk largoheshin.
‘Më në fund ne jemi gati për ti dhuruar Shqipërisë në teatër siç i ka hije. Për tëgjithë ata që qajnë ditën e qeshin natën, doja ti thoja që ish-godina u nis si kazermë dhe nuk i bënte nder askujt. Ashtu si në 100 vjetorin e Tiarnës kryeqytet, janë bërë shumë ndërtime godina. Para 3-4 vitesh protestohej nga ana opozitës kundër parkut të lojërave dhe stadiumit. Këta këtë punë kanë.
Së pari, lidhur me referendumin në demokraci populli lëviz me përfaqësim. Nëse do kishte pasur një kërkesë me referendum do të ishte mirë. Shqiptarët ta dinë një herë e mirë se Luli dhe Monika po ta kishin hallin te teatri do flinin aty. Ju lutem, në demokraci vendos shumica. Ajo që ka rëndësi është se ne jemi në 100-vjetori i Tiranës dhe Tiran ka nevojë për ndryshime. Ditën e diel është ekzekutuar një vendim ligjor, dhe parlamenti europian është mbledhur online’, tha Balla.
burimi (news bomb)