ATSH-DPA/ – Nënkryetarja e Dhomës së Ulët të parlamentit polak, Malgorzata Kidawa-Blonska, njoftoi tërheqjen e kandidaturës së saj nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Platforma Qendrore Qytetare e Kidasa-Blonska-s (PO), partia më e madhe opozitare e Polonisë, pritet të emërojë një kandidat zëvendësues për zgjedhjet e planifikuara për t’u zhvilluar në muajin e ardhshëm.

Anëtarët e partisë thonë se kandidatët e mundshëm përfshijnë kryebashkiakun e Varshavës, Rafal Trzaskowski si dhe eurodeputetin dhe ish-ministrin e Jashtëm, Radoslaw Sikorski.

Zgjedhjet presidenciale të Polonisë, fillimisht të planifikuara për më 10 maj, ishin subjekt i një debati intensiv lidhur me pandeminë e koronavirusit.

Opozita argumentoi se kjo gjë do të rrezikonte shëndetin e qytetarëve dhe në minutën e fundit kundërshtoi vendimin e votimit postar të partisë qeverisëse, PiS./ /sara/ a.jor.