ATSH/ Në të gjitha terminalet e transportit ndërqytetas e rrethqytetas, të cilat u rikthyen në punë pak javë më parë janë duke u zbatuar me kujdes masat për parandalimin e infeksionit COVID-19.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se me rëndësi mbetet vigjilenca nga të gjithë, sepse rreziku është prezent dhe mund të mbrohemi vetëm duke respektuar protokollet e sigurisë.
Sipas MIE-s, taskforca e transportit rrugor vijon çdo ditë të jetë prezente në të gjitha terminalet dhe akset rrugore për kontroll e disiplinim ndaj paligjshmërisë.
Nga e hëna ka rinisur edhe transporti publik në Kryeqytet, pas 4 muaj ndërprerjeje, ndërsa sipas protokollit të sigurisë operatorët lejohet të ushtrojnë aktivitetin e tyre vetëm me 70 % të kapaciteteve të mjeteve./a.gjonaj/j.p/