Kryeministri Edi Rama nga oborri i inceneratorit të Elbasanit, ka prezantuar platformën “Deputeti që duam”, duke u shprehur se PS-ja është një parti e hapur.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë energji dhe duan që të kontribuojnë në PS. Ai theksoi se PS nuk është një dogmë apo kazermë, por është një ide. Rama nuk la pa ftuar edhe anëtarë të PD-së, të cilët nuk e kanë pasur hapësirë atje që të bëhen pjesë e PS-së në vitin 2021.

“ Ne do t’ju japin mundësinë të zgjidhni ata që s’doni, nga 30 veta do hiqni 2 veta nga 28 të tjerët do të jemi ne që do zgjedhim dy 3 apo 5 apo asnjë. Kjo është një fyerje e inteligjencës mëmë mesatare, shpresoj që demokratët të jenë të vetëdijshëm që procesi ynë është i thjeshtë krejt ndryshe, nuk është një shaka, nuk është një votim për tu kacafytur me vota anonime apo për të hequr atë që është sot por është një ftesë e hapur. Në momentin që plotësohet numri i kandidatëve ne do të bëjmë një proces gare ku ajo që do të jetë kryesore është që çdokush të nxjerrë në pah vlerat. Sot mbajti fjalim një vajzë, ku 5% e potencialit të saj u çlirua sot këtu, por gjatë procesit do të krijohet një skuadër me energji,  freski,  nga anëtarë të rinj. Nuk kemi bërë një garë brenda për brenda . Ftesa jonë është e hapur për të gjithë,  s’kemi thënë që vetëm anëtarët e PS, por  edhe demokratët në mendje e në zemër dhe s’kanë gjetur dot hapësirë aty do të kenë mbase arsye për të qenë brenda nesh,  janë të mirëpritur. Unë nuk e kisha menduar kurrë që mund të bëhesha anëtar partie,  jemi të ndryshëm në këtë familje. PS nuk është një dogmë nuk është një kazermë është një ide,  është një mënyrë të pari gjërave është një familje dhe nëse do atë merresh me politikë je i respektuar”, tha Rama.

Top Channel