Në vijim të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë sot pranë 1 314 familjeve në vështirësi ekonomike, pako ushqimore.

Prefekti i Qarkut, Maksim Malaj, bën me dije se pranë 12 familjeve u dërguan medikamentet e rimbursueshme. Shpërndarja e pakove ushqimore vijon çdo ditë në bashkinë e Elbasanit dhe në të gjitha bashkitë e tjera të qarkut, në ndihmë të familjeve në vështirësi ekonomike.

Duhet të kujtojmë se operacioni i solidaritetit ka hyrë në fazën e dytë dhe çdo ditë puna në terren. Krahas pakove ushqimore ekipet e bashkive në kontakt të përditshëm me familjet në nevojë kanë dërguan pranë 5 familjeve pako me produkte jo ushqimore si dhe asistencë në blerje medikamentesh për 3 familje.

Në të gjithë vendin Kreministri i vendit ka bërë me dije se operacioni humanitar u erdhi në ndihmë sot përmes pakove ushqimore 8 231 familjeve dhe pensionistëve të vetmuar.

Elbasaninews.tv