Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber ishin sot në shkollën e Hoteleri-Turizmit në Tiranë, e cila tanimë është nën ombrellën e EHL, shkollës së famshme të Hotelerisë së Lozanës në Zvicër, e njohur si më e mira në botë për profilet e industrisë hoteliere, e cila tanimë do të përgatisë gjeneratën e re të profesionistëve të biznesit të mikpritjes, për Shqipërinë 2030.
Ambasadorja Huber iu drejtua studentëve se studimi i në këtë shkollë është një mundësi e shkëlqyer.
“Kjo shkollë, siç kam pasur mundësi të shoh është shumë mirë e pajisur dhe shohim që ekipi është shumë i motivuar, drejtorët dhe mësuesit. Tani të ngritur të standardet të hotelerisë në Lozanë që janë standardet me cilësi shumë të lartë. Një përfaqësim i standardeve më të larta të Zvicrës. Pra mendoj që është një mundësi e shkëlqyer për ju dhe të keni një të ardhme të shkëlqyer këtu në vend ku ka një kërkesë të madhe për njerëz të kualifikuar mirë në sektorin e mikpritjes dhe turizmit”, tha Huber.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi si historike për gjithë sistemin e edukimit dhe të trajnimeve profesionale.
Zv/ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se, ambientet e shkollës janë ambiente të investuara në kuadër të projektit të binjakëzimit dhe se është bërë një punë dyvjeçare, që nga momenti që ka ardhur EHL-ja me gjithë grupin e vetë të konsulencës, bënë një analizë fizibiliteti, bënë një studim dhe vizita me të gjithë aktorët e turizmit në vend.