ATSH – I. Vata/-Këshilli Politik ka nisur mbledhjen për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese.

Ashtu siç ishte lajmëruar më parë, në mbledhjen e Këshillit Politik është i pranishëm edhe  Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa opozita jashtëparlamentare përfaqësohet nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, opozita parlamentare përfaqësohet nga Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Gjatë kësaj mbledhje, po diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese përsa i përket listave të hapura dhe vendosjen e një pragu kombëtar, nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamentare.

Ndërsa në Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Shqipërisë ka filluar shqyrtimin e projektligjit për ndryshime në Kodin Zgjedhor, dokument i depozituar nga një grup deputetësh të mazhorancës dhe që përmban produktin e dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik.