Cristiano Ronaldo është rikthyer nga Madeira në Torino dhe do të hyjë në karantinë në shtëpi, përpara se të ribashkohet me skuadrën e Juventusit.

Sulmuesi, së bashku me familjen e tij, arriti në aeroportin Caselle dhe filloi një periudhë dyjavore izolimi, masë e detyrueshme për personat që hyjnë në Itali.

Më 9 mars, ai u nis për në ishullin e tij të lindjes në Portugali, kur sezoni i Serisë A u pezullua, me qëllim për të ndihmuar nënën e tij, e cila ishte shtruar në spital.

Sulmuesi shpesh dokumentonte në rrjetet sociale stërvitjen që bënte në shtëpi. / /sara/

Atsh