ATSH/- Linja e re e transmetimit që lidh Ujëmbledhësin e Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit ka përfunduar dhe është gati për kryerjen e lidhjeve finale të pikave të takimit duke dyfishuar prurjet për Tiranën.
Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili thekson se pas pesë vitesh investim nis dhe kalimi tek rrjeti i ri.
“Një ditë historike për ujin në Tiranë! Pas 5 viteve investime, nisim sot kalimin nga rrjeti i vjetër tek i riu që dyfishon prurjet në Tiranën e rritur me 1 milionë banorë! Kollaj të shash, më vështirë të bësh – atë që s’është bërë prej dekadash”, shprehet Veliaj duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin. /a.g/