ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi dje vendosjen e gjendjes së emergjencës në zonën e centralit termoelektrik “Norilsk”, në veri të Rusisë, ku u derdhën aksidentalisht në një lumë 20 000 tonë naftë.

Aksidenti kishte ndodhur që më 29 maj, por guvernatori i rajonit të Krasnojarskut, Aleksandr Uss deklaroi se ishte njohur me këto informacione alarmante vetëm dy ditë më pas nga rrjetet sociale.

Gjatë një video-konference në televizion, Putin ka kritikuar drejtorin e ”Ntek”, kompania që menaxhon uzinën dhe kontrollohet nga ”Norilsk Nickel”, lideri botëror i prodhimit të nikelit dhe paladiumit.

“”Pse agjencitë qeveritare i kanë mësuar këto fakte dy ditë më vonë. Pse ne duhet të mësojnë rreth situatave emergjente nga mediet sociale?”, pyeti ai.

Putin deklaroi se do të vendoste gjendjen e emergjencës federale për të përqendruar sa më shumë burime të ishte e mundur për operacionin e dekontaminimit./ /ec/