Covid-19 është duke dëmtuar edhe turizmin “kurativ” në qarkun e Elbasanit. Këto ditë Llixhat termale duhet të ishin në kulmin e frekuentuesve, por si kurrë më parë ky vend është bosh.

Kjo situatë i ka dëmtuar jasht mase edhe pronarët e hoteleve, të cilët shprehen se të gjitha rezervimet që kishin për dy muaj janë anuluar.

Më e keqja, sipas tyre, është se ata nuk përfitojnë as pagën e luftës. Sinkron Biznesi Edhe për banorët kjo situatë i ka dëmtuar shumë, pasi një pjesë e tyre janë të punësuar në këto biznese dhe tani kanë mbetur pa punë.

Mesatarisht Llixhat e Elbasanit kanë një numër prej 700 frekuentuesish çdo vit gjatë muajve Prill-Maj, kur është edhe sezoni i llixhave.

Elbasaninews.tv