ATSH-AFP/ – Kompania hapësinore amerikane do të dërgojë dy astronautë të NASA-s drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar, për herë të parë, që do të shoqërohet nga një tjetër monet historik që do të jetë fluturimi i parë me personel i ndërmarrë nga SHBA-ja në nëntë vite.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump do të shkojë në qendrën hapësinore Kennedy në Florida për të asistuar në dërgimin e dy astronautëve të NASA-s drejt stacionit hapësinor ndërkombëtar, pavarësisht kufizimeve të muajve të fundit.

Publikut të gjerë, i është bërë thirrje, ta ndjekë ritransmetimin në internet.

Ky program ishte ndërmarrë nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, por pasardhësi i tij e shikonte krijimin e Space Force si një simbol të strategjisë së tij të dominimit amerikan të hapësirës, në planin ushtarak dhe civil.

Në 22 vjet ekzistencë, vetëm dy anije të zhvilluara nga agjensitë ruse dhe amerikane ishin ankoruar në stacionin orbital (ISS). Në vitet 2010, NASA ia besoi këtë dy kompanive private, gjigandit Boeing dhe kompanisë së re SpaceX, themeluar nga afrikano-jugori, Elon Musk./ /ec/