Një tjeter shkollë do të transformohet totalisht në Elbasan.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka dhenë lajmin e shumpritur se shkolla “Shushicë” do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor që do ta kthejë në një institucion modern dhe dinjitoz për qindra nxënës.

 

Z. Llatja shprehet se shkolla “Shushicë” do t’i nënshtrohet rikonstruksionit, duke hapur një kapitull të ri për 314 nxënës dhe 33 mësues që kontribuojnë çdo ditë në edukimin e brezit të ri.

 

Ky investim do të sjellë një transformim rrënjësor të infrastrukturës, duke garantuar kushte moderne, siguri dhe një mjedis dinjitoz për të mësuar.  Sepse aty ku ka dije, ka zhvillim,-thekson kryebashkiaku Llatja.