Shkencëtarët e Institutit Teknologjik të Massachusets kanë krijuar orën më të saktë që ka ekzistuar ndonjëherë.

Kjo orë arrin të masë edhe vibrimet më të paperceptueshme që ndodhin në botën mikroskopike dhe indeksi i gabimit të saj është më i vogël se 100 milisekonda në 14 miliardë vite.

Niveli i saktësisë së kësaj ore është shumë thelbësor për të studiuar edhe sinjale shumë të dobët, si ato të valëve gravitacionale.

Ky instrument është premtues për të hedhur hapa përpara në të ashtuquajturën Fizikë e re, si dhe në përmirësimin e përllogaritjes kuantike apo edhe në fushën e kriptografisë