TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë në fushën e ekonomisë dhe turizmit ishte në qendër të takimit të zhvilluar në qytetin e Janinës, mes prefekti të qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj dhe Presidentit të Dhomës së Tregtisë së Janinës, Dimitrios Dimitrios.

Të pranishëm në këtë takim ishin dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Janinë, Eltion Verleni dhe Kryetari i Dhomës dhe Industrisë së Gjirokastrës, Maksim Hoxha.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zhvillimit të ekspozitave, të cilat synojnë promovimin e destinacioneve turistike të të dy vendeve.

Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Janinës, Dimitriou propozoi zbatimin e një programi mësimi të gjuhës shqipe për sipërmarrësit e rinj që dëshirojnë të jenë aktiv edhe në Shqipëri.

Sipas tij sipërmarrja nuk ka kufi, ndaj bashkëpunimi dy palësh duhet të jetë i hapur dhe në vazhdimësi për të mirën e ekonomisë së secilit vend dhe për fqinjësinë e përbashkët.

Nga ana tjetër, prefekti Aliaj ftoi investitorët grekë të aktivizohen në Shqipëri, duke theksuar se ka hapësira të gjera bashkëpunimi të Shqipërisë me Greqinë, përtej shkëmbimit të turistëve.

Aliaj vlerësoi gatishmërinë e treguar për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.

ATSH