ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit, luan mbrëmjen e sotme në orën 20:45 ndeshjen e vlefshme për grupin I të eliminatoreve të botërorit “Katar 2022”, përballë Polonisë.

Me këtë rast Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar “Air Albania” për mbi orarin e hyrjes së tyre në stadium dhe mbi një pjesë të materialeve që nuk do të lejohen të mbahen me vete në stadium.

Kështu, FSHF, thekson se, hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00.

Gjithashtu FSHF njofton, “të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit”.

FSHF shton se, “nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj”.

Gjithashtu FSHF nënvizon se në këtë ndeshje, “lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar”