OBERWANGEN, 5 qershor /ATSH/ – Kapet me 52 kilometra në orë, ndërkohë që kufiri i shpejtësisë së lejuar ishte 30 kilometra në orë, shkruhet në faqen italiane të internetit lavocedivicenza.it.

Një gjë e keqe nëse ky episod do t’i ndodhë një personi në timon.

Por, kjo nuk ndodhi.

Sepse objekti që filmoi radari, fundjavën e kaluar në Belgjikë, nuk ishte një “pirat rruge”, por një ”pirat ajri”.

Pajisja e instaluar nga policia bashkiake në të vërtetë ka fotografuar një rosë që po fluturonte ulët në tokë, duke tejkaluar kufirin e shpejtësisë prej 30 kilometrash në orë.

Një kapërcim i cili për një shofer do të kishte rezultuar në gjobë të kripur dhe uljen e 3-6 pikëve nga leja e drejtimit.

Por, jo për zogun, padyshim.

Sipas Giovanni D’Agata, presidente e “Window Right” disa sisteme elektronike vazhdojnë të gabojnë, pavarësisht progresit teknik.

ATSH