Në përkujtim të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane sot u zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Elbasan.

 

Të pranishëm gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve ishin,Arbjan Mazniku, Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, njëkohësisht edhe drejtues politik i Qarkut Elbasan, kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja,   personalitete të shquar si dhe shumë qytetarë.

Mazniku e Llatja, së bashku me përfaqësuesit  të tjerë të institucioneve dhe familjarë të dëahmorëve vendosën buqeta me lule në nder të dëshmorëve.

Më herët gjatë ditës së sotme kryebashkiaku Llatja uroi përmes një postimi në rrjete sociale të gjithë shqiptarët për këtë ditë të shënuar. “29 Nëntor – 80 Vjetori i Çlirimit të Shqipërisë. Lavdi Dëshmorëve të Atdheut! -shkuan Z.Llatja

Shqiptarët kremtojnë sot 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, njëkohësisht ditë kujtese e sakrificës sublime të mijëra të rinjve e të rejave që ranë heroikisht në emër të lirisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar, fillimisht nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga forcat gjermane.

 

Pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, qyteti i Shkodrës ishte i fundit që u çlirua.

 

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shqiptarët u radhitën në krah të koalicionit antifashist dhe zhvilluan luftë çlirimtare.

Elbasaninews.al  Edlira Xherri