/ATSH-AFP/ – Kreu i qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez njoftoi sot një zgjatje të fundit të gjendjes së jashtëzakonshme, që kufizon lëvizjen e njerëzve gjatë hapjes graduale të vendit, deri më 21 qershor.
“Ende na duhet një zgjatje e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha kryeministri socialist në një konferencë për shty.
Kjo zgjatje dyjavore e gjendjes së gatishmërisë, e gjashta që nga fillimi i mbylljes, do të duhet të ratifikohet të mërkurën nga Dhoma e Deputetëve.
Spanja, një nga vendet më të goditura në botë nga pandemia me më shumë se 27 000 të vdekur, ka filluar hapjen që duhet të përfundojë plotësisht në fund të qershorit ose më së voni në fillim të korrikut në varësi të rajonit./ a.jor.