Është prezantuar në Elbasan, programi i granteve për startup-et 2025, si mundësia ideale për të rinjtë dhe bizneset që duan të sjellin ndryshime dhe t’i shndërrojnë idetë e tyre në histori suksesi.
Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, ministria për Shtetin, Sipërmarrjen dhe klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj të rinj të Elbasanit, dhe drejtori i agjencisë Startup Albania Arjan Ymeri.
“Me të rinjtë e Elbasanit që po ndryshojnë të ardhmen me idetë e tyre inovatore. Start-up-et e mbështetura kanë sjellë zgjidhje unike për sfidat ekonomike dhe sociale të zonës, duke dëshmuar se potenciali i tyre është i jashtëzakonshëm për Shqipërinë dhe rajonin”,tha Llatja në një postim në rrjetet sociale.
Ndërkohë Arbjan Mazniku tha se startup-et e mbështetura nga qeveria kanë sjellë zgjidhje të spikatura inovatore për sfidat ekonomike dhe sociale të zonës.
Programi për mbështetjen e kompanive startup dhe lehtësuesit e startup-eve nëpërmjet granteve dhe masave mbështetëse 2025 është krijuar nga qeveria shqiptare për të stimuluar sipërmarrjen inovative duke ofruar financim për kompanitë startup më premtuese shqiptare.
Financimi i dhënë nga qeveria shqiptare në kuadër të mbështetjes me grante 2025, do të mbulojë 100% të kostove totale të projektit për aplikantët fitues në fazën e parë. Faza e Ndërtimit të Konceptit; 85% të kostove për aplikantët fitues në fazën e dytë; Faza e Validimit dhe 75% të kostove për aplikantët në fazën e tretë; Faza e Zgjerimit dhe Ndërkombëtarizimit. Afati i implementimit të projekteve për vitin 2025 do të jetë afërsisht 9 muaj.
- Elbasaninews.al Edlira Xherri