Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka e pranishme në takimin mbi sigurinë kibernetike në Këshillin e Sigurimit, të organizuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja tha se ka prova të padiskutueshme se sulmi në Shqipëri u orkestrua dhe u sponsorizua nga Irani.

“Hetimet e plota të zhvilluara ndër muaj, kanë zbuluar prova të padiskutueshme se ky sulm kibernetik ishte orkestruar dhe sponsorizuar nga Shteti Islamik i Iranit nëpërmjet angazhimit të disa aktorëve jo shtetërore që kryen këtë sulm. Ai përfaqëson një shkelje flagrante të normave të përgjegjshme të sjelljes së një shteti në hapësirën kibernetike, një sulm ndaj një vendi sovran. Dëmi u frenua, përpjekja dështoi, por ishte një dëshmi e brutalitetit të aktivitetit keqdashës kibernetik, veçanërisht përmes përfshirjes së kombinuar të aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërore. Akte të tilla përbëjnë një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe duhet të trajtohen si të tilla”, tha Xhaçka në takimin e mbajtur në New York.
Duke folur mbi sfidat që ka sjellë siguria kibernetike, Xhaçka, e cila bashkëdrejtoi takimin me Përfaqësuesen e Përhershme e SHBA në OKB, Linda Thomas-Greenfield, theksoi se interneti dhe teknologjia nuk janë dhe nuk duhet të përdoren si armë, por se ato duhet të mbeten mjete e forca për të mirën e përbashkët.

“Na takon ne të përcaktojmë rrugën që duhet të marrë teknologjia. Duke identifikuar dhe dënuar sjelljen në kundërshtim me normat ligjore të shtetit dhe duke inkurajuar veprime pozitive për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin e hapësirës kibernetike, Këshilli i Sigurimit mund të zvogëlojë rrezikun e konfliktit që rrjedh nga veprimet keqdashëse. Shqipëria rithekson pozicionin e saj në favor të një hapësire kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt, ku respektohen ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, në dobi të zhvillimit social, politik dhe ekonomik”, tha kryediplomatja shqiptare.
Shqipëria rithekson pozicionin e saj në favor të një hapësire kibernetike globale, të hapur, të lirë, të qëndrueshme dhe të sigurt, ku respektohen ligjet ndërkombëtare, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, në dobi të zhvillimit social, politik dhe ekonomik. Për Shqipërinë, interneti dhe teknologjia nuk janë e nuk duhet të përdoren si armë. Ato duhet të mbeten mjete e forca për të mirën e përbashkët. Faleminderit.
Tch