Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama ka vijuar sot turin e takimeve elektorale në Elbasan. Në respektim të masave anikovid, takimi u mbajt në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në këtë qytet, vihet re një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e qytetarëve në mbështetje të PS-së.

Por, siç shihet nga fotot, shumë nga qytetarët mbështetës kanë mbetur jashtë stadiumit për të cilët janë vendosur monitorë për ndjekjen e takimit përmbyllës të fushatës për qarkun e Elbasanit.