Eligerta Sadja është 22 vjeçe, ndërsa prej 21 vitesh jeton në një karrocë me rrota. Sfidat kanë qenë pafund për vajzën nga fshati Selitë i Cërrikut, por jeta është shumë e bukur për t’u dorezuar.
Sot, Eligerta studion shkenca juridike në biznes.
Pas një periudhe të gjatë karantine ku të gjithë shkelim rregullat dhe kërkojme të drejtat e mohuara, Eligerta jep mesazhin domethënës.
Jeta është e bukur edhe kur vendos gurë në rrota. Është më e çmuar se çdo pengesë që del përpara. Dhe sa kohë distancimi social shërben për të mbrojtur jetën, le ta mbajmë atë.
Elbasaninews.tv