Ramazani, Muaji i Shenjtë i Myslimanëve ishtë i vecantë këtë vit, për shkak të pandemisë së Covid 19. Siç edhe dihet, gjatë Ramazanit, myslimanët në mbarë botën agjërojnë për një muaj të plotë hënor. Agjërimi nënkupton vetëpërmbajtjen e besimtarëve myslimanë nga një sërë kënaqësish të kësaj bote, siç janë ushqimet, pijet dhe marrëdhëniet seksuale; por edhe nga të gjitha të këqijat, nga koha përpara agimit të ditës deri në perëndimin e diellit.

Të gjitha këto rite u ndoqën gjatë gjithë kësaj kohe nga besimtarët mysliman, por e veçanta e këtij viti ishte se nuk shkonin dot në kultet e besimit fetar dhe nuk u shtruan ata darkat e iftarit.

Por, me të gjitha këtë veçori ky muaj është sërisht i bukur për ata që argjeruan.

Një besimtare myslimane e intervistuar nga Tv Skampa, shprehet se u ndoqën të gjitha ritet dhe se të bukur e bënin fëmijët dhe familja në shtëpi.

Përveç dobive të shumta në aspektin shëndetësor dhe në jetën sociale, agjërimi ka një rol të rëndësishëm gjithashtu në afrimin e njeriut me Krijuesin dhe në shijimin e disa kënaqësive shpirtërore.

Elbasaninews.tv