ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot pagesat e kryera ndaj një biznesi në Durrës, i cili në takimet me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se nuk kanë përfituar asgjë.

“Teatri vazhdon. Të qash se s’qesh dot”, thuhet në mesazhin që shoqëron pamjet.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha më 14 maj vizitoi biznesin “NICOLE.K” në Durrës duke deklaruar se “qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë ekonomike”.

Ndërkohë më 14 maj, biznesi “NICOLE.K” rezulton përfitues i 2 pagave për 3 punonjës në datat 14 prill dhe 8 maj.

Punonjësit e këtij biznesi që kanë përfituar pagat janë:
Paga e I

Dhori Lleshi              Union Bank          26,000          14/04/2020
Xhuliana Muça          Union Bank          26,000          14/04/2020
Kastriot Muka           Union Bank          26,000          14/04/2020

Paga e II

Dhori Lleshi             Union Bank            26,000         08/05/2020
Xhuliana Muça         Union Bank            26,000         08/05/2020
Kastriot Muka          Union Bank            26,000         08/05/2020

Biznesi “NICOLE.K” është gjithashtu përfitues i pagës së 3-të për 3 punonjësit më datë 3 qershor 2020

Paga e III

Dhori Lleshi                  Union Bank            26,000          03/06/2020
Xhuliana Muça              Union Bank            26,000          03/06/2020
Kastriot Muka               Union Bank            26,000          03/06/2020

62 448 qytetarë kanë marrë 3 paga lufte, ndërsa 166 571 qytetarë kanë marrë pagesën 40 mijë lekë.

Prej paketës së parë dhe Paketës së Zgjeruar kanë përfituar gjithsej çerek milioni shqiptarë, ndërsa pagesat vazhdojnë./a.gjonaj/ /a.g/