Artisti iranian Emad Salehi vendosi një rekord të ri botëror Guinness me veprën e tij artistike “Ball Story”, e cila mbuloi plot 9,652 metra katrorë duke u kthyer kështu në pikturën më të madhe të globit të realizuar ndonjëherë në kanavacë.
Krijimi i Salehit rrëfen historinë e Kupës së Botës që prej fillesave të saj, e deri në kampionatin botëror që po zhvillohet në Katar.
Ishte Ministria e Kulturës në Doha që prezantoi me krenari pikturën gjigante, e cila i solli Salehit çmimin e shumë lakmuar gjatë një ceremonie inaugurimi, të drejtuar nga kreu i kësaj ministrie, sheiku bin Hamad al Thani.
Piktura ka përmasat e një fushe futbolli, dhe është një prej homazhevece më të spikatura që i bëhen këtij sporti.
Artisti nga Irani u tregua falenderues për ndihmën e marrë nga kjo ministri në realizimin e veprës së tij gjigande, e cila pritet të kthehet në një atraksion të vërtetë të kësaj kupe botërore. Tregimi i rrëfyer prej saj nis që në 1930-tën e kombinon kulturën, historinë e sported, ndërsa mishëron edhe vende kyce apo ikona të të gjitha kohërave lidhur me turnetë e Kupës.
Prezantimi i kësaj vepre arti tejet të vecantë vjen në kohën kur vendi është në mesin e kampionatit botëror të futbollit, ndërsa përgatitet të festojë Ditën e tij Kombëtare më 18 dhjetor 2022.
Top Channel