Universiteti “Alaksandër Xhuvani”  njofton se janë hapur aplikimet për të dërguar artikuj shkencorë për botim në Buletinin Shkencor, Viti XXIV i botimit, ISSN:2221-5956, botim i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Mirëpriten punime shkencore të personelit akademik,

studentëve, individëve profesionistë dhe punime origjinale të studiuesve nga institucione të tjera, brenda dhe jashtë vendit.

 

Artikujt duhet të jenë rezultat i studimit, veprimtarisë profesionale apo kërkimore-shkencore të vetë autorit/autorëve dhe të mos jenë botuar më parë në ndonjë periodik apo publikim tjetër.

Aplikimet janë hapur për seritë :

• Seria e Shkencave Shoqërore dhe Edukimit;

• Seria e Shkencave Psiko-pedagogjike;

• Seria e Shkencave të Natyrës, Ekonomike dhe Mjekësore;

• Edicioni Special.

 

Artikujt duhet të dorëzohen pranë zyrës së Buletinit Shkencor në format elektronik në: [email protected]

 

Afati i dorëzimit: 31 janar

Afati i dorëzimit për Edicionin Special deri në 31 mars

 

Për më shumë informacion: https://www.uniel.edu.al/kerkimi-shkencor/buletini-shkencor/njoftime