ATSH/ -Kuvendi ka publikuar sot emrat e tre kandidatëve që kanë shprehur interes për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Ata janë Altin Binaj, Ardita Buna Alsula dhe  Ilir Haznedari.

Kuvendi rishpalli në datën 24 shtator hapjen e procedurave të aplikimit për vendin vakant për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të Fatos Lulo.

“Pas rishpalljes nga Kuvendi i Shqipërisë, në datën 24.9.2020, të hapjes së procedurave të aplikimit për vendin vakant për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të Fatos Lulo, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët  Altin Binaj, Ardita Buna Alsula dhe Ilir Haznedari”, njoftoi sot Kuvendi. /j.p/