Mbrëmjen e sotme mbërritën në Tiranë dozat e tjera të vaksinës ”Pfizer”.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryeministri Rama ka refuzuar vaksinën ruse dhe kineze, duke deklaruar se do të jetë gjithmonë në kërkim të vaksinave të krahut perëndimor.

“Sa i përket vaksinës ruse dhe kineze asnjë paragjykim të natyrës shkencore, respekt për shkencëtarët që i kanë dhënë jetë këtyre 2 vaksina, por zgjidhja jonë është që do të kërkojmë vaksina në krahun perëndimor dhe jo lindor. Është një zgjedhje e bërë prej nesh sepse e përsëris se këtu janë shumë komponent bashkë, nëse BE do të hapet ndaj këtyre vaksinave ne do të shikojmë këtë qasje, për sa kohë është i mbyllur përballë këtyre vaksinave”, tha Rama.