Për t’u njohur më nga afër me përgatitjet dhe masat e marra për procesin zgjedhor, së bashku me ekipin e AP të OSBE-së Hoxha zhvilloi takim me Presidenten e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili si dhe me kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë Archil Talakvadze.
Gjatë këtij misioni monitorimi, ajo vëzhgoi qendra të ndryshme votimi në zonën e Tbilisi-t, për të parë nga afër procedurat e administrimit të procesit zgjedhor.
Në përfundim të zgjedhjeve, si drejtuese e këtij misioni Hoxha mbajti edhe një konferencë për shtyp për mediet duke paraqitur raportin paraprak të AP të OSBE-së si dhe i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me procesin zgjedhor. /j.p/