115 vjet më parë në Elbasan në  dhjetor 1909 u hap Shkolla “Normale”, shkolla e mesme e parë shqipe. Shkolla “Normale” është cilësuar si arritja më kulmore e Arsimit Shqiptar e cila u shndërrua në një Institucion arsimor, edukativ, studimor me përmasa kombëtare.

Normalja” e Elbasanit mbetet institucioni i parë i përgatitjes së mësuesve në mbarë hapësirën shqiptare e më gjerë. Në këtë 115 vjetor nuk kanë munguar aktivitetet për të nderuar kontributin e normalistëve. Diten e sotme në teatrin “Skampa” Elbasan, u mbajt një tjetër aktivitet i rëndesishëm me pjesmarrjen e ish normalistëve, Kryetarit të Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, drejoreshës  së Zyres Vendore të Arsimit Elbasan, Vesa Liço, Prefektit të Qarkut Elbasan dhe drejtuesi,  nxënës e mësues të shkollës që tashmë mban emrin “Luigj Gurakuqi.”

Teksa nderoi  normalistët  me me titujt “Qytetar Nderi”, kreu i bashkisë Z.Llatja vleresoi organizimin dhe theksoi se “Normalia e Elbasanit,ka qenë një institucion vizionar që përgatiti breza të tërë mësuesish, duke shërbyer si simbol i zhvillimit arsimor dhe shoqëror. Për këtë arsye do vazhdojmë  t’a kujtojmë dhe nderojmë traditën e saj, që jeton në zemrën e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë.”-shton ndër të tjera kryebashkiaku Elbasanit.

 

 

Elbasani nuk do të ishte djep arsimi pa “Normalen” dhe kjo shkollë nuk do të ekzistonte pa elbasanasit e nderuar.

Shkolla “Normale” e Elbasanit nuk mund të kuptohet pa kontributin e drejtorit, Aleksandër Xhuvani, një figurë e nderuar e kulturës, gjuhësisë dhe arsimit shqiptar, Mësues i Popullit, emrin e të cilit sot e mban Universiteti i Elbasanit.

Elbasaninews.al Edlira Xherri