ATSH/ Më shumë se 200 mijë qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga COVID-19.

Kështu u shpreh sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila tha se po vijon me ritme të larta vaksinimi në të gjithë vendin.

Detri tani janë kryer më shumë se 650 mijë vaksinime antikovid, ndërkohë që synohet të arrihet në 1 milion vaksinime brenda qershorit.
Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./m.m/