VJENË, 8 qershor /ATSH-DPA/ – ”Lufthansa” dhe qeveria austriake kanë arritur një marrëveshje për të shpëtuar linjën ajrore “Austrian Airlines” me 600 milionë euro, raportuan gazetat austriake.
Për të shpëtuar “Austrian Airlines”, mes të krizës së koronavirusit, do të duhen 300 milionë euro kredi bankare e mbështetur nga shteti, si dhe një kapital prej 150 milionë eurosh nga shteti austriak.
”Njëqindepesëdhjetë milionë eurot e mbetura do të sigurohen nga ‘Lufthansa”, raportuan gazetat “Kurier” dhe “Der Standard”, përpara një konference për shtyp të qeverisë.
Në këmbim të ndihmës shtetërore, ”Lufthansa” premtoi se do të vazhdojë operimin e ”Austrian Airlines” në Vjenë për të paktën 10 vjet dhe se kjo do të rrisë rolin e Vjenës si qendër për distancat e gjata.
ATSH