ATSH-ANSA/ – Një muaj para zgjedhjeve të 5 korrikut në Kroaci, sondazhet tregojnë një avantazh të vogël të konservatorëve të kryeministrit Andrej Plenkoviç, i cili nuk ka gjasa të marrë një maxhorancë të pastër.

Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) i Plenkoviç i është kredituar në fakt 28% e pëlqimeve, me një prirje në rritje, falë edhe perceptimit të përhapur sipas të cilit qeveria në largim trajtoi mire krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Kjo megjithatë, nuk i garanton HDZ një shumicë në parlament dhe të panjohurat më të mëdha mund të jenë tek koalicionet e mundshme postzgjedhore.

Në vendin e dytë me 25% të preferencave ndodhet koalicioni i qendrës së majtë të udhëhequr nga Partia Socialdemokrate (Sdp) dhe kandidati për kryeministër Davor Bernardiç./ /os/ a.jor.