Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me të birin, Zahon dhe në vendin që ky i fundit donte më shumë, në Vlorë.
Në foton që Rama ka publikuar në facebook shihet teksa e ka kapur përdore Zahon dhe i tregon lapidarin për dëshmorët e fshatit Vuno.
Zaho e ka shprehur dashurinë e tij për Vlorën në një nga mitingjet elektorale, kështu që kryeministri Edi Rama me sa duket ka zgjedhur që t’ia tregojë çdo pëllëmbë të saj.