ATSH – I. Vata/ Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kujtoi 21 shtator 2014, ku Papa Françesku vizitoi Shqipërinë dhe shpalli martirët e Klerit Katolik në Shqipëri.

“Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush, në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes”,  u shpreh Papa Françesku në vizitën në Shqipëri.

Në AIDSSH ruhen shumë dosje të përndjekjes dhe vuajtjes së klerikëve të dënuar, ekzekutuar, zhdukur, nga viti 1945 deri në 1974, mes të cilëve dosje të martirëve të Kishës Katolike.

Dom Ndre Zadeja, prift, poet, martiri i parë.

Maria Tuci, aspirante murgeshë.

Imzot Vinçenc Prennushi, françeskan, ipeshkëv, poet.

Imzot Frano Gjini, ipeshkëv.

Imzot Jul Bonati, meshtar intelektual.

Dom Alfons Tracki, prift gjerman.

Dom Anton Muzaj.

Dom Anton Zogaj, famullitar i Durrësit, sekretar i Imzot Prennushit.

Dom Dedë Maçaj,

Dom Dedë Malaj,

Dom Dedë Plani,

Dom Ejëll Deda, famullitar,

Dom Jak Bushati,

Papa Josif Mihali,

Dom Zef Maksen, meshtar gjerman.

Dom Lazër Shantoja, meshtar, njeri i kulturës, letërsisë e artit.

Dom Lekë Sirdani, prift, shkrimtar.

Dom Luigj Prendushi.

Dom Marin Shkurti, meshtar.

Dom Mark Gjani, meshtar.

Dom Mikel Beltoja.

Dom Ndoc Suma.

Dom Pjetër Çuni, prift.

Dom Shtjefën Kurti, prift.

Atë Bernardin Palaj, frat, poet, muzikant.

Atë Çiprian Nika, françeskan.

Atë Gaspër Suma, rregulltar.

Atë Gjon Shkallu, frat filozof.

Atë Karl Serreqi, frat.

Atë Mati Prendushi, frat.

Atë Serafin Koda: frat françeskan.

Vëlla Gjon Pantalia: jezuit.

Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi, të rinj që edukoheshin ndër jezuitë.

“21 shtatori njihet prej vitesh si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Dashuria për njeriun dhe dinjiteti me të cilin u përballën me dhunën, çnjerëzimin, ndasitë dhe përçarjen shoqërore, martirët dhe viktimat e komunizmit, sot pa zë, janë ura nëpërmjet të cilave ata denoncojnë dhe vijnë në të tashmen. Nderimi i sakrificës dhe përpjekjeve të tyre është detyrim i shoqërisë që aspiron paqe”, shprehet AIDSSH.