ATSH/ Teuta regjistroi sot fitoren e tretë radhazi në kampionat, pasi mposhti 2-0 Vorën në duelin e javës së katërt të “Abissnet Superiore”.

Durrsakët e nisën takimin me ritëm të qetë dhe me pak raste shënimi, por arritën të zhbllokojnë rezultatin në fundin e pjesës së parë. Umeijego shënoi në minutën e 45-të, duke i dhënë Teutës avantazhin.

Në pjesën e dytë, Vora kërkoi reagimin dhe golin e barazimit, por nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara.

Teuta vulosi fitoren në minutat shtesë, me Pedron që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë sukses, Teuta ngjitet në krye të renditjes me 10 pikë, ndërsa Vora mbetet në vendin e shtatë me 3 pikë.

/gj.m/r.e/