Ballkani Juglindor vazhdon të ifluencohet nga masat ajrore nga Afrika të cilat po mbajnë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosove.

E premte dt 28 Gusht 2020 moti do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat e mesditës.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  14/31°C

Zonat e ulëta  14/35°C

Zonat bregdetare 18/34°C

E Enjte dt 27 Gusht 2020

Kosova për ditën e Enjte dt 27 Gusht 2020 moti do të jetë me kthjellime vranësira të pasuara të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 14°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 29°C -30°C gradë Celcius.

E Premte dt 28 Gusht 2020

E Premte dt 28 Gusht 2020 moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  15/33°C

Zonat e ulëta  16/37°C

Zonat bregdetare 19/34°C

Meteorologe:Rezarta Xhakollari

rtvsh