Gëzim Bregu, mjek pranë Qendrës Shëndetësore nr. 6 në Durrës ka sqaruar procedurën e rimbursimit 100% falas për qytetarët e diagnostikuar me COVID-19, përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me mjekun e familjes.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar procedurën e plotë, të cilën e sqaron mjeku Bregu lidhur me vendimin e qeverisë për rimbursimin e barnave për personat që rezultojnë pozitivë me Covid.

“Mjeku i familjes kontakton me epidemiologun, merr të dhënat e pacientit, emër, mbiemër, atësi, numër telefoni dhe të dhënat e shtëpisë dhe referohet për tampon. Nëse tamponi del pozitiv, pacienti karantinohet në shtëpi dhe në këtë moment të gjitha kontaktet i mban me mjekun e familjes. Njëkohësisht këtu fillon edhe ndjekja e tij rigoroze të bazuar tek shenjat, tek zhvillimi i sëmundjes më të gjitha shenjat e saj: temperatura, këputja, djersa, lodhja, kolla dhe në bazë të trajtimit të qeverisë, pacienti merr edhe trajtimin me barna më rimbursim me listën që janë përcaktuar”, sqaron mjeku Bregu.

Me sistemin elektronik në rrjetin e qendrave shëndetësore, barnat e rimbursueshme tërhiqen direkt në farmaci, me kodin që dërgohet nga mjeku i familjes.

“Mjeku i familjes vlerëson gjendjen e të sëmurit, pra e ndan në formë të lehtë, të mesme apo nëse është formë e avancuar dhe pacienti trajtohet falas. Procedura për dhënien me rimbursim të barnave të grupit të pacientëve që janë me Covid, është e njëjta procedurë që bëhet edhe për rimbursimin e barnave të tjera. Për të marrë recetat me rimbursim ku janë barnat, është kodi 1009, 1010 për Covid stad i parë, stad i dytë, i tretë dhe më pas gjenerohet receta me ilaçet përkatëse’’, shprehet Bregu. z.tosku