Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi zhvilloi një takim me deputët e “Parlamentit të Nxënësve” mbi ecurinë e deritanishme të mësimit të kombinuar dhe nevojat që mund të paraqiten gjatë kësaj periudhe.
Kushi tha se takimin e pa të nevojshëm për të kuptuar më mirë nevojat që mund të paraqiten gjatë kësaj kohë, teksa më herët ka takuar edhe mësuesit.
“Deputetët e “Parlamentit të Nxënësve” e përjetojnë direkt eksperiencën shkollore, prandaj e pata shumë të nevojshme që përveç këndvështrimit të mësuesve që mora para disa ditësh, të informohem drejtpërdrejtë nga ata mbi ecurinë e deritanishme të mësimit të kombinuar dhe nevojat që mund të paraqiten gjatë kësaj periudhe”, thotë Kushi.
“E mirëprita takimin pasi vlerësimet e tyre nuk përfaqësojnë vetëm ata, por edhe mendimet e shoqeve e shokëve të tyre të shkollës në lidhje me fleksibilitetin e skenarit të dytë të mësimit, platformën “Akademi.al”, kanalin e dedikuar “RTSH Shkollë”, si dhe një sërë çështjesh të tjera në dobi të nxënësve dhe në funksion të përmirësimit të punës sonë të përditshme”, përfundoi ajo



























