ATSH/ – Bashkia Delvinë informoi sot të gjithë qytetarët e saj, të cilët janë të interesuar për të aplikuar për banesa me kosto të ulët (BKU), të paraqesin kërkesat e tyre pranë bashkisë.
Në një njoftim për shtyp bashkia e Delvinës thekson se, “në kuadër të bashkëpunimit institucional midis Entit Kombëtar të Banesave (EKB) dhe bashkisë Delvinë lidhur me mundësinë e ndërtimit të objektit 6K në zonën e Ish Divizionit Ushtarak, bashkia Delvinë informon të gjithë qytetarët e saj, të cilët janë të interesuar për të aplikuar për banesa me kosto të ulët (BKU), të paraqesin kërkesat e tyre pranë institucionit tonë”.
Bashkia e Delvinës nënvizon se, “banesë me kosto të ulët (BKU) konsiderohet banesa që plotëson të gjitha kushtet teknike, standardet e ndërtimit dhe normat e strehimit në fuqi, që është e paracaktuar për t’u disponuar në pronësi nga përfituesi, nëpërmjet formave të ndryshme të lehtësimit nga institucionet shtetërore”.
“Banesat me kosto të ulët që sigurohen nëpërmjet ndërtimit, në njësitë e vetëqeverisjes vendore, ku vlerat e tregut janë me të larta se kostoja e ndërtimit, shiten me çmim nën vlerën e tregut, por jo nën vlerën e kostos së ndërtimit”, shton bashkia e Delvinës.
Sipas bashkisë së Delvinës, “nga programi i banesave me kosto të ulët (KBU) përfitojnë, familjet me të ardhura mujore jo më të larta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse:
Vërtetojnë se nuk kanë banesë ose nuk kanë kryer asnjë transaksion për tjetërsimin e pronësisë, të paktën në 5 vitet e fundit, përveç rastit kur pronësia mbi to ka humbur për shkak të një fatkeqësie (vdekje apo sëmundje e rëndë) ose force madhore;
Zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;
Janë të zhvendosura nga banesat, sipas parashikimeve të nenit 6 të ligjit “Për strehimin social”.
Bashkia e Delvinës njofton se, “orari i këtyre kërkesave është çdo ditë nga ora 10:00 – 16:00 pranë Zyrës së Informacionit. Afati i dorëzimit të këtyre kërkesave për shkak të pandemisë shtyhet deri më datën 10.05.2020”.
Në kuadër të masave të marra nga shteti shqiptar për parandalimin e përhapjes së COVID-19, personat që janë të interesuar të dërgojnë e-mail në adresën zyrtare të bashkisë Delvinë bashkia.delvine@hotmail.com.
/gj.mima//a.a/